Rama: Shpenzoni më pak e paguani dritat, kush nuk e bën do t’i priten

0
137

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim online me ministrat e kabinitetit qeveritar. Në fokus të kësaj mbledhje është situata e krijuar nga koronavirusi.
Pavarësisht situatës, Rama është shprehur se pagesa e dritave nuk do të negociohet. Ajo duhet të bëhet nga qytetarët dhe se kush nuk i paguan do ti priten dritat,
“Pagesa e dritave do të bëhet një më një pasi nëse nuk bëhet pagesa e dritave kalojmë në kolaps. Kemi falur kamatvonesat, por e tashmja do paguhet. Kush shpenzon do paguaje. Nëse dikush thotë që kam shumë shpenzim dhe nuk i paguajë dot, të shpenzojë më pak”,- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here