Rama: Shpresoj që BE të mos gabojë si në pandemi!

0
225

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që mbahet në Slloveni, ndërsa ka folur për pasojat e luftës në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij, Rama uroi që Bashkimi Europian të mos i braktisë vendet e Ballkanit në kohë krize, ashtu siç bëri me vaksinat gjatë pandemisë.

Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemisë që ata menduan vetëm sesi ta shpërndajnë vaksina midis vetes dhe na harruan krejt. Dhe ne jemi në zemër të Europës. Ne nuk jemi BE, por jemi E, edhe pse nuk jemi B. Kështu që jemi të rrethuar nga kufijtë e BE. Mendoj që BE është realiteti i parë gjeografik në historinë e hartave me një kufi të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda kufirit të brendshëm është E, Europa, jo BE-ja, por jemi ne. Dhe jemi problem, të gjithë e dinë që jemi kështu, por në të njëjtën kohë, kur kemi probleme mbetemi më vete, shpresoj që kjo të ndryshojë”, është shprehur Rama.

Nuk besoj që kjo që po ndodh, do ta bëjë Europën që ta përshpejtojë zgjerimin, kjo nuk do të ndodhë, mendoj edhe pse e mirëpres për arsye gjeopolitike, por shpresoj dhe dëshiroj që BE të jetë shumë më e hapur, të krijojë një hapësirë shumë më gjithëpërfshirëse kur vjen fjala për t’u përballur me drama. Sepse nuk mund të thonë harmonizohuni me ne. Pra jeni me ne kundër Rusisë, por nuk keni ndihmë pastaj për t’u përballur me pasojat, ashtu siç e kanë anëtarët e BE. Ata nuk mund ta bëjnë dot më këtë gjë, shpresoj për hir të tyre, për nderin e tyre… Ajo çfarë bënë gjatë pandemisë. Ne ishim aty duke i parë, vaksinat shpërndaheshin kudo, dhe ne kemi të afërm gjithkund siç e dini, pra i marrim informacionet nga kudo dhe nuk thanë as merrni disa vaksina për infermierët tanë. Dhe çfarë ndodhi? Gjeopolitika. Vrapuam drejt faktorëve të tretë. Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojmë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje apo depërtim nga aktorë të tretë, por për vaksinat serbët vrapuan drejt Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë dhe pa presidentin Erdogan do të kishim pasur edhe më shumë jetë të humbura. Ky është realiteti Shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta”, ka vijuar më tej ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here