Forumi “17+1″/Rama si Enveri ,bën pakte me Kinën

Rikujtesë …

Më shkurt 1961 Kina premtoi t’i jepte Shqipërisë një hua prej 125 milionë dollarë për ndërtimin e 25 fabrikave kimike, elektrike apo metalurgjike, në kuadër të planit të tretë pesë vjeçar. Me gjithë injektimin e kapitalit kinez në ekonominë shqiptare, vendi pati një periudhë të vështirë tranzicioni nga një donator te tjetri. Në një fjalim në kongresin e pestë, udhëheqësi Enver Hoxha tha: “Periudha e planit të tretë pesëvjeçar ishte për popullin tonë testi më i vështirë që prej luftës nacional-çlirimtare”. Kina ishte një aleat interesant për Shqipërinë për shumë arsye. Arsyeja më e rëndësishme ishte se Kina mbetej tashmë i vetmi vend që mund të ishte aleat i Shqipërisë pasi të tjerët ishin distancuar në një mënyrë apo tjetrën.

25 tetor 2019

Në Tiranë mblidhet forumi “17+1″ me kryebashkiakët e Kinës dhe vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Kjo nismë e Republikës Popullore të Kinës, synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes këtyre vendeve në fushën e transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.
Kohë të ndryshme ,persona të ndryshëm po e njëjta ideologji.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment