Rama skeptik për integrimin, kërkon vizat për Kosovën

0
217

Per një BE më të hapur ndaj zgjerimit dhe pranimit të shteteve të reja në bllokun prej 27 anëtarësh, foli kancelari gjerman Olaf Scholz nga Çekia.

Kancelari gjerman shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa propozoi edhe heqjen e vetos ndaj shteteve kandidate dhe kalimin për votim me shumicë të cilësuar, në mënyrë që të lehtësohen procedurat e drejt anëtarësimit në union.

Por pavarësisht sinjaleve pozitive të kacelarit Scholz, kryeminsitri Rama u shpreh skeptik ndaj një mundësie përshpejtimi të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, në një prononcim për mediat sllovene, ku ishte i pranishëm në Forumin  Strategjik të Bledit.

Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri evropian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë sëbashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial.

Rama komentoi edhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentat, duke përfituar nga rasti për të kritikuar BE-në për mungesën  e vizave ndaj shtetasve kosovarë.

Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.

Kryeministri Rama tha se është në mbështetje të plotë të Kosovës për njohje, por pikëpamjet se si arrihet deri aty janë të ndryshme, duke iu referuar kështu konflikteve me Serbinë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here