Rama sulmon Metën: Je kthyer në lolo!

0
129

Kryeministri Rama ka sulmuar sërish Presidentin Meta, duke thënë se opozitarët shfaqen në televizione të dehur dhe duke ofenduar. Ai shprehet se në vitin 2017 i kanë dhënë opozitës një president, por që tani është kthyer në një lolo.
“Çfarë ndodh me ata që duan të kthehen. ASkush nuk është i panjohur. Të gjithë janë provuar. I kanë pasur mundësitë për të bërë punët që kanë premtuar. Janë të pakualifikueshëm për një vend pune. Dhe një vend pune që kishin në parlament, edhe atë e braktisën. Nuk rrinë me dinjitet në një vend pune ndaj rrinë rrugëve ndaj shfaqen në ekrane si të dehur dhe shajnë si nëpër dyert e klubeve ndaj hapin dhe zorrët e barkut. Imagjino çfarë ndodh nëse u lihet atyre në dorë, puna për rindërtimin. Një grup i madh familjesh u mbyt në Shkodër. U desh që të vinim ne në qeveri që të merrnin shpërblimet. Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria. Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër. Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo. Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President. Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorë. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën. Çfarë borxhi i kanë shqiptarët. Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës. Kur t’i sjellë qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në. Do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë por Monikën dhe Ilirin Bashkë” – tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here