Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Ilir Metën, teksa ishte duke folur për zgjedhjen e Presidnetin të ri në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Ai e quajti Metën, shëmbëlltyrën më të keqe të Kreut të Shtetit që nga viti ’91.
Ndërsa e akuzoi për shkelje të Kushtetutës, kryeministri u shpreh se Kreu i Shtetit duhet të jetë dikush që ofron unitet dhe përfaqëson qytetarët.
Rama shtoi se zgjedhja e Metës ishte me detyrim përcaktim, pasi PS nuk i kishte votat e nevojshme dhe se situata nuk ishte e favorshme.
“Zgjedhja e Ilir Metës ishte me detyrim përcaktim, pasi nuk i kishim votat dhe ndodheshim në një kontekst të jashtëzakonshëm, pasi mungonte opozita zyrtare në sallë dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte të binte mbi dikë që do ta përfaqësonte dhe opozitën.“