Rama tha se “Ballkani i Hapur” e kreu misionin, reagon Vuçiç

0
69

“’Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi.”

Kështu deklaroi Rama dje 

duke lënë të kuptohet se nismës i erdhi fundi dhe tashmë fokusi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë pikërisht Porcesi i Berlinit.

Mirëpo, presidenti serb

Aleksandër Vuçiç, një nga tre anëtarët e “Ballkanit të Hapur” mendon se Rama nuk e ka pasur “seriozisht” me deklaratën e bërë. Ai ka thënë për mediat serbe se nisma është një ide autoktone e popujve të Ballkanit dhe se nuk beson se kryeministri Rama mund të thotë se “Ballkani i Hapur” ka përfunduar misionin e tij.

“Unë gjithmonë do të mendoj se ideja jonë

dhe jo e imponuar nga jashtë, do të jetë më e mirë, pavarësisht nga përmbajtja e dëshirave tona. Kjo është shprehje e dëshirave, pritjeve dhe marrëdhënieve tona, jo diçka nën kapuç. Nuk besoj se Rama ka thënë se Ballkani i Hapur ka mbaruar”, tha Vuçiç.

Shkruaj nje koment