Rama u kërkon naftëtarëve të Ballshit të ndërpresin grevën

0
122


Kryeministri Edi Rama, përmes postimeve në rrjetet sociale, u ka kërkuar naftëtarëve të Ballshit që të ndërpresin grevën e urisë, pasi sipas tij, kjo nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e çështjes së tyre. Sipas Ramës, ato duhet të heqin dorë nga greva, pasi presionet dhe ultimatumet nuk funksionojnë. Rama: “U përsëris naftëtarëve të Ballshit, që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyre! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre, që është edhe halli ynë dhe është absurde, që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën, madje jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet, nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit, nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm! Sot gratë naftëtare, i bën apel deputeteve, por edhe ambasadores se SHBA, Yuri Kim, që të reagojnë, pasi ato thonë se situata sa vjen dhe përkeqësohet. Dy prej grevisteve, ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe përfunduan në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here