Rama vendos të mërkurën për prefektin e Gjirokastrës, ja emrat në garë

0
153

Reforma e nisur në qeveri dhe administratë ka prekur edhe prefekturat. Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të largojë nga detyra shumicën e prefektëve, duke i’u hapur rrugë emrave të rinj. Në 7 tetor do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste dhe në të do të hidhen bazat e ristrukturimit të administratës.

Në Gjirokastër pritet lirimi nga detyra e Prefektit të Gjirokastrës Flamur Bime i cili mori këtë post direkt pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 2015.

Në tryezën e kryeministrit Rama qëndrojnë tre emra për prefekt të Gjirokastrës ku mes tyre figurojnë dy gra.

Mësohet se bëhet fjalë për Odise Koten, Matilda Sala dhe Lindita Rova.

Zgjedhja e njërit prej këto tre emrave, pritet ditën e mërkurë nga vetë kryeministri Rama i cili do t’a prezantojë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste.

Të tre emrat që janë në tryezën e kryeministrit, janë me kontribute solide në PS dhe me formim intelektual.

Dilema qëndron nëse kryeministri do të zgjedhë në krye të Institucionit të Prefektit të Gjirokastrës një grua apo do të preferojë zotin Kote.

Këtë do t’a mësojmë të mërkurën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here