Rama vizitë për herë të tretë në familjen e Klodian Rashës

0
206

Kryeministri Edi Rama ka kryer një tjetër vizitë mëngjesin e sotëm në familjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv i “Shqiponjave” gjatë orës policore, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Vizita e Ramës vjen një ditë pas vendimit të qeverisë për t’i dhënë trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit, duke e cilësuar ndodhinë si vrasje aksidentale.
Mbrëmjen e djeshme në një intervistë për media, Qazim Rasha ka theksuar se vrasja e të birit ishte me paramendim, dhe se qeveria me vendimin që e cilësonte “vrasje aksidentale”, e ka vrarë djalin për herë të dytë.
“Është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie. Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër,” tha babai i Klodianit.
Kujtojmë se, i riu Klodian Rasha u qëllua me dy plumba nga efektivi i policisë, pas mesnatës së të dielës së kaluar, ndërsa deri më tani kryeministri Rama ka zhvilluar tre vizita në familjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here