Rama zbut tonet me BE-në, ironizon Paloka: Karizmatik ia paskan hequr prapashtesën

0
91

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pasi Komisionari për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ra dakord me propozimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Rama e ka harruar arrogancën që praktikon me BE-në teksa ndalet tek “autobusi” i unionit për të cilin kryeministri thotë se do ta preferonte më mirë se sa një avion rus.

“Çfare ka ndodhur qe papritur Rama e ka “harruar” arrogancen me BE ?!!

Eshte hera e dyte qe perserit se eshte i gatshem te prese edhe gjate po qe nevoja “ne autobuzin e BE” se sa te mendoje rruge te tjera…

Po a nuk ishte po ky qe deri vone kercenonte ne cdo rast qe i jepej , se ne se BE nuk nxitonte ta pranonte atehere do merrte rrugen nga Lindja ? A nuk ishte ky qe linte te nenkuptohej se Rusia dhe Turqia ishin zgjedhje te preferuara te tij ?

Çfare ka ndodhur qe e humbi arrogancen, apo ajo qe ndodh gjithnje me Ramen , qe kur i del perpara dikush qe e tredh, i hollohet zeri menjehere…? Kjo eshte ne fakt historia e jetes se Rames, gjithmone ben te fortin e arrogantin me ata qe e tolerojne dhe ky i mendon si te dobet,  deri sa “i thyejne turinjte” pastaj fillon zvarritet duke u qurravitur. Duket qe ngjarjet e fundit, perjashtimet dhe percmimi qe i kane bere se fundmi ne Evrope e kane zbritur me kembe ne toke . Sic duket e ka kuptuar qe nuk eshte ai “lideri boteror e karizmatik” per te cilin i ka mbushur mendjen vetes, po thjeshte nje klloun qe e kane toleruar deri sa doli nga roli i tij e ja hoqen prapashtesen “zmatik””, shkruan Paloka.

Shkruaj nje koment