Rama:Jam kryeministri më i mirë /Ndryshova Shqipërinë

0
128

Bota plotë ngjyra e një piktori që nuk do të shikojë realitetin gri.

Përballë një paneli me gazetarë, Rama tha se është kryeministri më i mirë dhe që ka bërë më shumë se 23 vjet të marra së bashku për Shqipërinë.
Ai renditi shumë “suksese” gjatë qeverisjes së tij në këto 6 vjet, duke përmendur edhe rritjen ekonomike, edhe luftën kundër krimit, por mbi të gjitha atë që s’është bërë asnjëherë; reformën në Drejtësi, funksionimi i mëtejshëm i së cilës do të pastrojë gjyqësorin dhe do rrisë besimin te qytetarët.
Rama tha gjithashtu se ka udhëtuar nëpër Shqipëri, sa nuk kanë udhëtuar të gjithë kryeministrat e marrë bashkë që nga vitit 1912. Duke iu referuar atyre çfarë janë bërë në këto 6 vjet, Rama përmendi investimet në infrastrukturë, por edhe fonde që janë dhënë për projektin e rehabilitimit infrastrukturor të 100 fshatrave. Ndonëse pas fjalëve të tij realiteti është shumë ndryshe si një piktor në profesion bota e tij është plot ngjyra .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here