Ramën e ngatërrojnë në Kiev, e bëjnë kryeministër të Malit të Zi

0
213

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilët ndodhen në një vizitë në Kiev, u pritën në takim nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

Pamjet e takimit janë ndarë nga vetë Presidenti ukrainas, i cili vlerëson mbështetjen e dhënë ndaj vendit të tij.

Megjithatë, në momentet e para të publikimit të takimit, vihet re një ngatërresë e emrave të dy kryeministrave. Në faqen e presidentit ukrainas, Abazoviç figuron kryeministër i shqiptarëve dhe Edi Rama kryeministër i Malit të Zi. Një pasaktësi që është korrigjuar shumë shpejt, por gjithsesi është kapur nga ndjekësit e vëmendshëm në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here