Raporti final i OSBE – ODIHR i vë vulen masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria!

0
177

Nga Petrit Vasili/

Raporti final vulos faktin se në 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore ku qeveria:

1.Bëri shitblerjen më kriminale të votave të parë ndonjëherë.

2. Përdori pushtetin duke shpërdoruruar në mënyrë kriminale të dhënat personale të qindra mijra qytetarëve, të cilat janë tashmë në duart e krimit të organizuar dhe trafikantëve duke tronditur rëndë sigurinë publike dhe atë personale të qytetarëve.

3.Shpërdoroi pushtetin dhe administratën për presione mafioze mbi qytetarë dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithë administrata u përdor si detashment kriminal zgjedhor kundër qytetarëve

4.Media u zaptua kriminalisht nga qeveria për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët për qellimet elektorale të rilindjes.

Raporti final i OSBE/ ODIHR flet qartë:

“Praktikat gjerësisht të përhapura të shitblerjes së votave vazhduan të përbënin problem. Rrjedhja e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë edhe preferencat politike të zgjedhësve përbën shqetësim serioz dhe i bën zgjedhësit vulnerabël.”

“Partia qeverisëse mori avantazhe të konsiderueshme nga të qenit në pushtet, duke përfshirë përmes kontrollit të administratës lokale dhe nga shpërdorimi i burimeve të administratës publike”.

“Kjo u amplifikua përmes mbulimit pozitiv të institucioneve shtetërore në media. Pretendimet për shitblerje votash qenë të vazhdueshme gjatë fushatës dhe nisi një numër i madh hetimesh.”

Zgjedhjet e 25 prillit tashmë kanë rënë.

Në pushtet janë banditët rilindas që grabitën në mënyrë mafioze votat.

Ndaj beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është dhe mbetet një betejë e shenjtë dhe pa asnjë kompromis për të shpëtuar të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë nga rrënimi rilindas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here