Raporti i DASH nxin qeverinë, reagon PD: Kambanë alarmi! Shqipëria vend i vështirë për biznes

0
94

Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorjan Teliti është shprehur se raporti i përvitshëm i DASH është thellësisht më kritik se vitet e shkuara.

Qeveria shënjestrohet drejtpërdrejt, një element i pa hasur në raportet pararendëse, ku “Investitorët raportojnë në mënyrë frekuente raste të korrupsionit të qeverisë, të cilat vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.”

Raporti i DASH është një kambanë alarmi për shoqërinë dhe vendin. Partia Demokraktike rithekson se vrasja e zgjedhjeve të lira, konkurrenca themelore që mundëson të gjitha garat e tjera, është në zemër të problemit.“, shprehet ndër të tjerash Teliti.

Shkruaj nje koment