
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë në Komisionin e Sigurisë.
Salianji tha se raporti në fjalë “e sterronte” Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit në drejtësi duke përshkruar një qeveri të kalbëzuar dhe pa pavarësi në institucione.
Demokrati pati debate edhe me kryetarin e komisionit, Nasip Naço, kur ky i fundit i kërkoi të linte raportin e DASH-it pasi sipas tij rendi i ditës ishte më i rëndësishëm.
Salianji tha se korrupsioni në qeverisje ka bërë që sot Shqipëria të mos kerë shtet por autokraci.
Debatet në Komisionin e Sigurisë:
Ervin Salianji: Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshje që vjen nga SHBA. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Mungesa e mediave të pavarura, korrupsioni në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Të gjitha degët e qeverisjes, janë të korruptuara, të kalbëzuara, dhe s’ka pavarësi të institucioneve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka për fuqi më shumëkombëshe se SHBA? Po lexoj raportin e DASH. Janë lider SHBA dhe ne duhet t’i japim zë raportit. Mendoj se duhet ta kishit lexuar…