Raporti i KLSH për mësimin online: Nuk u monitorua, u bazua në vetdeklarimet e pedagogëve

0
116

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se mësimi online në univeristete nuk ka funksionuar siç duhet. Mungesa e monitorimit të ecurisë së mësimit është shqetësimi kryesor.

KLSH ka zhvilluar një auditim performance mbi këtë çështje, duke nënvizuar se pari se mësimi në distancë nuk përcaktohet në kuadrin ligjor vendas në kushte emergjence duke e eliminuar këtë të drejtë.

“Mosparashikimi nëpërmjet një përcaktimi të qartë ligjor, i mësimit online, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, si formë mësimi që kompensonte mësimin në auditor, është bërë në shkelje të detyrimit të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 170, paragrafi 3, ku thuhet: “Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme”, thuhet në raportin e KLSH.

Shkruaj nje koment