Raporti i Moneyval: Shqipëria nuk ka përmirësim në parandalimin e pastrimit të parave

0
59

Moneyval publikoi raportin vjetor për vitin 2021, ku janë monitoruar disa vende lidhur me rrezikun për pastrimin e parave, mes të cilave edhe Shqipëria. Në raport theksohet se vendi ynë nuk ka pasur përmirësim të dukshëm lidhur me masat për të luftuar pastrimin e parave.

Në raport thuhet:

Moneyval mori në konsideratë dhjetë vlerësime të raundit të 5-të monitorimit gjatë gjithë vitit 2021. Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë domethënëse masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF. Mes çështjet e tjera, raporti ekzaminoi aplikimin e kritereve të reja ndërkombëtare për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve. Moneyval vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar”.

Moneyval është mekanizëm i Komisionit Evropian që vlerëson masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Kujtojmë që vendi ynë prej vitesh ka qenë në listën gri duke u konsideruar një shtet me risk sa i takon pastrimit të parave.

Shkruaj nje koment