Raporti i ODIHR për 14 majin, ambasada amerikane: Qeveria dhe partitë politike të zbatojnë rekomandime

0
46

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vendore të 14 majit dhe rekomandimeve që kishin adresuar.

Në një reagim ambasada shkruan se qeveritë dhe partitë politike duhet të zbatojnë rekomandimet e ODIHR, përfshirë këtu keqpërdorimin e burimeve shtetërore, akuzat për shit-blerje votash apo presionin mbi punonjësit e administratës.

Po ashtu, ambasada e SHBA-së shtron nevojën e zbatimit të ligjit sa i përket dekriminalizimit dhe shpifjes.

Shkruaj nje koment