Raporti i Save The Children. Shqipëria,vend problematik për rritjen e fëmijëve

0
123

Raporti i fundit botëror i Save the Children zbuloi se 1 në 8 fëmijë në botë është i privuar nga fëmijëria. Raporti përfshin një indeks global, ku Shqipëria renditet në vendin e 61 nga 176 shtete të monitoruara, me 10 shkallë përmirësim krahasuar me dy vite më parë.

Faktorët që ndikojnë më së shumti në ‘rrënimin’ e fëmijërisë, janë kequshqyerja, dhuna ekstreme dhe konflikti në familje, martesat dhe shtatzënitë në moshë të hershme, puna e fëmijëve, shëndeti i dobët, pamundësia e vijimit të shkollës etj. Pozicioni i Shqipërisë është më mesatar në rajon, ku Maqedonia renditet më ulët në vendin e 69, Mali i Zi në vendin e 50, Serbia në vendin e 46 dhe Bosnjë-Hercegovina e 38-ta.

Shkruaj nje koment