Raporti i UNICEF/ Kequshqyerja e fëmijëve kap shifra alarmante

Raporti i UNICEF-it thotë se nga 676 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç, rreth 227 milionë vuanin ose nga mungesa e ushqimit ose ishin mbipeshë. Nga rreth 340 milionë fëmijë – gati gjysma, kishte mangësi në të ushqyer.
Globalizmi, varfëria dhe ndryshimi i klimës janë arsyet e rritjes së numrit të vendeve me disa çrregullime të ngrënies, që kërcënojnë zhvillimin e fëmijëve, bën të ditur analiza e UNICEF-it.
Termi kequshqyerje duhet të ndryshojë: nuk bëhet fjalë vetëm për t’u dhënë fëmijëve sa duhet për të ngrënë, por për t’u siguruar atyre ushqimin e duhur.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment