Raporti: Nevoja për kursim lë në të ftohtë familjet dhe institucionet publike në Shqipëri

0
266

“Familjet shqiptare, por edhe institucionet publike si shkollat dhe zyrat shtetërore, janë viktima të një ambienti jetese, studimi dhe pune që ka mangësi të shumta në fushën energjetike dhe pengon aktivitetet jetësore”.

Një raport, i cili pritet të botohet së shpejti nga Qendra mjedisore EDEN zbuloi se vështirësitë financiare të lidhura me energjinë elektrike detyrojnë familjet dhe institucionet publike në Shqipëri të konsumojnë më pak energji nga sa është e nevojshme, ndërsa mungesa e izolimit të ndërtesave duket se e shton barrën e temperaturave të papërshtatshme në ambientet e shtëpive dhe institucioneve.

Zbulimet kryesore të raportit qenë veçanërisht shqetësuese lidhur me familjet në qytetet kryesore, por edhe me institucionet publike, të cilat paraqitën probleme me pagesën e energjisë, masa të ashpra kursimi, prani të mykut dhe lagështisë, si dhe mungesë izolimi në ndërtesat e vjetra, por për befasi dhe në investimet e fundit publike.

Plot 62% e familjarëve të intervistuar pranuan se kanë vështirësi për të paguar faturën e energjisë elektrike, një faturë kjo që familjeve me të ardhura të ulëta mujore deri 10.000 lekë i merr jo më pak se 36% të totalit të burimeve të tyre financiare.

“Pavarësisht moshës që kanë banesat e marra në shqyrtim, ato nuk përputhen me parimet e termoizolimit,” sugjeron studimi, bazuar në parimin që kushtet e brendshme të një ndërtese duhet të jenë optimale dhe të sigurojnë ambient të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve jetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here