Raporti paraprak/Vëzhguesi çek: Problem shit-blerja e votës

0
177

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një dalje mediatike kanë komentuar mbi raportin paraprak të zgjedhjeve të 25 Prillit, ndërsa bënë me dije se ky raport do të publikohet më 28 Maj.

Vëzhugesi çek, në fjalën e tij ngriti si problem shit-blerjen e votës.

“Kolegët e mi kanë thënë gjithçka dhe mua nuk më ka mbetur shumë. Por më lejoni t’u referohem disa pikave. Në Shqipëri zgjedhjet parlamentare zhvillohen prej tre dekadash. Kam qenë këtu përpara 5 vitesh. Delegacioni i Shqipërisë është shumë aktiv. Delegacioni është në dijeni dhe dua të them që ishte një sfidë për autoritet që të organizonin zgjedhjet në periudhën e COVID. Në përgjithësi ka qenë një proces votimi i suksesshëm. Ka pasur qendra votimi ku janë shënuar disa probleme.

Një numër i tyre ka pasur problem me votimin e personave me aftësi të kufizuara. Ka pasur edhe mbipopullim dhe nuk janë respektuar rregullat. Por në përgjithësi ka qenë një proces i suksesshëm. Shit-blerja e votave mbetet një problem serioz në zgjedhjet në Shqipëri. Kjo ka një ndikim negativ në besimin ne publik dhe procesin zgjedhor në përgjithësi. Dita e djeshme ishte shumë e mirë se ditët gjatë fushatës. E kuptojmë që nuk ështe e lehtë të shohësh të gjitha shkeljet. Ne jemi vëzhgues, nuk jemi këtu për të gjykuar. Delegacioni pret që të jetë i informuar në ditët në vijim. Raporti do të miratohet në 28 maj nga Ansambleja Parlamentare”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here