Raporti: Shqiptarët ndjehen të rrezikuar nga krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta

0
50

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka prezantuar gjetjet e fundit të Barometrit të Sigurisë për vitin 2023 në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

60% e njerëzve të pyetur besojnë se krimi i organizuar, drogat, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vandalizmi janë ndër problemet kyçe me të cilat përballet sot rajoni. Në Shqipëri, 71% e të pyeturve kanë vendosur në krye të listët krimin e organizuar.

Raporti: Shqiptarët ndjehen të rrezikuar nga krimi i organizuar,

48% shohin si rrezik keqpërdorimin dhe trafikim e armëve, ndërsa 47% mendojnë se siguria kërcënohet nga një konflikt i mundshëm mes grupeve etnike apo paqëndrueshmërisë politike.

Sipas të dhënave të vitit 2022, kishte një numër rekord migrantësh që kalonin nëpër kufijtë e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2022, autoritetet regjistruan 192,266 migrantë në Ballkanin Perëndimor – një rritje prej 59,5% në mbërritje dhe në krahasim me 20 një rritje prej 348% krahasuar me vitin 2018.15 Serbia, deri tani qendra kryesore, dhe Bosnja dhe Hercegovina mbeten ekonomitë me fluksin më të madh të emigrantëve. Shqipëria dhe Kosova panë një rënie.

Në përgjithësi, gjysma (45%) e të anketuarve ndjehen kryesisht ose plotësisht të pakënaqur me situatën e përgjithshme në ekonominë e tyre. Serbia dhe Mali i Zi kanë parë rritjen më të ndjeshme të pakënaqësisë. Kosova është e vetmja ekonomi që sheh një lëvizje në drejtim të kundërt dhe Maqedonia e Veriut ë qëndron në të njëjtin nivel në të tre përsëritjet e sondazhit.

Në Shqipëri, në 43% e të anketuarve ndjehen të pakënaqur me ekonominë e vendit.

Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomive të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit. Serbia renditet e para ku 90% e të pyeturve besojnë se niveli i korrupsionit është shumë i lartë, e pasuar nga Shqipëria (87%).

Shkruaj nje koment