Rasti i Vittorio Zgarbit, dështim i bashkive/Nga Arbër Hitaj

0
186

Rasti i Vittorio Zgarbit, që e konsideronte Bylisin ish qytet grek, nxjerr në pah problemet e bashkive dhe zyrave të turizmit. Por le ti marrim hap pas hapi. Gjëja e parë që një turist bën para se të vizitojë një vend, qytet apo shtet, është kërkimi i të dhënave historike, kulturore ekonomike, transporti publik etj. Nëse një turist zgjedh të vizitojë Gjirokastrën apo Sarandën, do ti dalin në Wikipedia ose agjensi të tjera, informacione që i lidhin ngushtë këto zona me Greqinë e Lashtë, apo atë të mesjetës madje deri në shekullin e 19, informacione që bazohen në studime të huaja disa, me citime autorë grek apo të huaj që kanë burim informacione nga fqinji jonë jugor(kështu funksionon Wikipedia, apo platformat e tjera, me citime, edhe gazeta po të jenë). Zgarbi një gazetar, kritik arti që shquhet për polemizime edhe ekstreme, thjeshtë këtë ka bërë. Për mua deklarata e tij është një shuplakë për bashkitë e këtyre qyteteve, ndër vite, apo zyrave të turizmit. Asnjë si përmend, ndërkohë shumë monumente historike administrohen nga bashkitë. Bëjeni tani një kërkim anglisht për zonat turistike, do e shikoni sa informacione të rreme dhe të pabazuara ka. Ose nuk fare. Dhe turistët duhet të pyesin…Bashkitë nuk bëjnë as minimalen, vendosjen e informacionit të saktë për qytetet e tyre, edhe kur është në gjuhë të huaj është me gabime të tmerrshme ortografike. Nëse lexon për Shqipërinë kur je jashtë, në disa platforma, del informacion kryesor që është vend me shumicë muslimane, nëse gërmon del natyra e mrekullueshme, bregdeti, apo harmonia fetare.Ka ardhur koha për një impenjim serioz për ta rritur nivelin e marketingut digital me seriozitetin e duhur. Debati pastaj për historinë është debat me kotësinë. Ne duhet ti japim zgjidhje njehere e përgjithmonë kësaj, jo duke folur për historinë, por duke vendosur info te sakta ku duhet.Para se të kritikojmë Zgarbin, ta fillojmë nga ata që janë përgjegjësit kryesor, që në fund marrin edhe taksat e banorëve, dhe nuk hedhin as informacione të sakta.Pa folur për mungesën e studimeve shkencore historike, ku renditemi të fundit në rajon.

Shkruaj nje koment