Rasti Olesia Duka edhe në Gjirokastër, dentistja nuk deklaron të ardhurat

0
131

Rasti I Olesia Dukës duket se është i dubluar edhe  në Gjirokastër.

Mjafton të shohësh njoftimin zyrtar të Policisë së Gjirokastrës dhe hamendësimet e para të shpien pikërisht aty.

Incialet e emrit, mosha dhe profesioni nuk  të lënë vend për dyshim.

Një 38 vjeçare me inicialet O.D, banuese në Gjirokastër do të ulet në bankën e të akuzuarve për fshehje të të ardhurave.

38 vjeçarja me profesion dentiste duket se nuk ka deklaruar të ardhurat reale të aktivitetit të klinikës së saj dentare duke mos paguar taksa dhe tatime.

Ajo rrezikon që në rastin më të mirë të dënohet  me gjobë, ndërsa në atë më të keq me dy vjet burg.

Shkruaj nje koment