Reagon Bashkia e Gjirokastrës, ndaj deklaratës së deputetit Tritan Shehu

0
182

Ka reaguar pas statusit të sotëm të deputetit demokrat Tritan Shehu, Bashkia e Gjirokastrës.

Në një status në FCB, Bashkia e Gjirokastrës, informon të gjithë veprimet e kryera nga ajo gjatë periudhës emergjente të shirave në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Përmes këtij sqarimi që vjen fill pas statusit të para disa orëve nga ana e deputetit Shehu, Bashkia e Gjirokastrës, evidenton edhe problematikën e 30 familjeve në Lagjen Punëtori dhe Cfakë banesat e të cilave rrezikohen nga rrëshkitja e terrenit shtufor ku ato gjenden.

Statusi i plotë i Bashkisë së Gjirokastrës.

Sqarim i detyruar ndaj përpjekjeve për të përbaltur punën e Bashkisë Gjirokastër

1 muaj e gjysmë pas përmbytjeve të ndodhura në Gjirokastër dhe më shumë se dy javë pas problematikës së shfaqur në lagjen “Punëtori”, deputeti Tritan Shehu denjoi të kthehet në zonën elektorale dhe të shohë problematikat. Ndërsa në profilin në FB “këshilloi” bashkinë të dalë nga zyrat.
Duke qenë se i mungon informacioni, por më tepër në respekt të komunitetit, Bashkia Gjirokastër sqaron:

Falë masave të marra, angazhimit të rreth 300 punonjësve dhe makinerive, situata emergjente e krijuar nga reshjet e pazakonta të datës 1 dhe 2 Dhjetor u përballua me sukses. Nuk patëm asnjë humbje të jetëve njerëzore, ndërkohë që u kryen dhjetëra operacione shpëtimi, evakuimi dhe heqjes së ujit nga banesat e bizneset.
Në të gjithë komunikimin zyrtar me Institucionin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, informacioni për të gjithë problematikat është dhënë në kohë reale.
Nga ana tjetër, specialistët e Bashkisë Gjirokastër dhe kryetarja, znj. Zamira Rami kanë qenë disa herë në rrugën e dëmtuar të fshatit Zhulat. Për fat të keq, për këtë rrugë nuk ka zgjidhje provizore, për shkak të problematikave që ajo shfaq. Ekipi më i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e konfirmoi mendimin e specialistëve të Bashkisë.

Ndërkohë, përsa u përket problematikave të shfaqura me rrëshkitje-shkarjet në lagjet “Cfakë” dhe “Punëtori”, Bashkia Gjirokastër, ka nxjerrë vendimet për evakuimin e banorëve. Ditën e enjte, datë 11 Dhjetor 2018, një tjetër ekip i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar ka qenë në të dy zonat, ku kanë kryer studime më të specializuara. Jemi në pritje të raportit, për të vendosur hapat e mëtejshëm.
Për 30 familjet, 20 prej të cilave në lagjen “Punëtori” dhe 10 në lagjen “Cfakë”, Bashkia Gjirokastër ka vënë në dispozicion konviktin e shkollës pedagogjike dhe merr përsipër pagesën e shtëpive me qira, për një periudhë 6- mujore, deri në marrjen e masave inxhinierike të nevojshme.

Kushdo, që është i interesuar të marrë informacion për të gjithë angazhimin e Bashkisë Gjirokastër në këtë periudhē sfidash e problemesh të mëdha, që dalin jashtë mundësive të institucionit tonë, është i mirëpritur.
Ne do të vazhdojmë të jemi në shërbim të komunitetit, përgjigjes në kohë dhe përmbushjes së detyrave tona funksionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here