Reagon deputeti Shehu ndaj raportit të HCP, shëndetësia në Shqipëri në nivelin afrikan

0
167

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar sërish ndaj problematikave të shumta që has sistemi shëndetësor në Shqipëri. Sipas tij, nga të dhënat më të fundit të HCP, Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me vendet afrikane përsa i përket kujdesit ndaj pacientit, gjendjes së spitaleve, apo dhe produkteve farmaceutike.

Zoti Shehu ka reaguar përmes profilit të tij në FCB.

NJE E VERTETE E HIDHUR PER SISTEMIN SHENDETSOR SHQIPTAR.
Te dhenat qe sapo ka publikuar Grupi Health Consumer Poëerhouse jane vertet tragjike per sistemin tone shendetesor.
Keto jane te lidhura me maredheniet e konsumatorit (Pacientit e Qytetarit), me sistemin shendetesor e flasin per nivele Afrikane tek ne.
Renditemi te fundit ne shumicen dermuese te perberesve (me te rendesishmet keto) te ketij klasifikimi, sic jane:
Per Kujdesin ndaj Pacientit.
Per Gjendjen e Strukturave Spitalore.
Per Nivelin e Parandalimit Shendetesor.
Per Produktet Farmaceutike, ne cilesi, sasi qarkulluese e nivele rambursimi keto.
Per Llojin dhe Aksesin ndaj Sherbimit Mjekesor.
Ne fakt edhe ky indeks i fundit, qe ishte deri diku pozitiv per ne, tashme eshte perkeqesuar edhe si pasoje e largimit te vazhdueshem te sherbimit mjekesor ndaj qytetarit, uljes se numrit te mjekeve e shtreterve, mungesave te thella te sistemit publik, pengesave burokratike per levizjen e lire te pacientit, korrupsionin etj.
MUND TE NA SHTONTE NDONJE PIKE SPEKULLIMI “SHENDETESI FALAS”, POR QE “FATKEQESISHT KA AVULLUAR”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here