Reagon deputeti Tritan Shehu, për situatën në Qarkun e Gjirokastrës

0
160

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka apeluar për ndërhyrje nga ana e organeve shtetërore qeveritare në Qarkun e Gjirokastrës, në një situatë kaq të pazakontë sa përmbytjet.

Në një reagim që ka kryer në profilin e tij në FCB, deputeti Shehu ka bërë fajtor qeverinë për mungesën e investimeve në të gjithë hapësirën e Qarkut të Gjirokastrës madje duke i analizuar problemet në cdo njësi vendore.

Postimi i plotë në FCB i deputetit Shehu.  

PERSERI GJENDJE E VESHTIRE NE QARKUN E DISKRIMINUAR TE GJIROKASTRES.
Mungesa e plote e financimeve ne infrastrukturen energjitike, ujit te pijshem, rrugeve, kanalizimeve, mbrojtjeve, etj, kane krijuar nje tablo te rende ne Qark.
Mjaftuan disa ore shira per tu kthyer perseri efektet shkaterruese te permbytjeve, duke edhe perkeqesuar gjendjen ekzistuese.
Ne Gjirokaster po rrezikohet jeta e banoreve nga rreshkitjet, bllokohen akse, ka mungese energjie ne zona te gjera, ka kompromentim te ujit te pijshem etj.
Banoret e Zhulatit te izoluar qe nga dhjetori nuk kane as energji elektrike tashme.
Po keshtu Krasi, Buzi, Luftinja etj, jane ne erresire te plote prej ditesh.
Ne Memaliaj banoret rrezikohen nga perdorimimi i ujit te “pijshem” te atij rrjeti te shkaterruar e potencialisht me rritje te ndotjes ekzistuese nga shirat e fundit.
Ura e Hoshtoves, monument historik ne Zagori, e demtuar rende e askush nuk interesohet.
Pra kemi te bejme me nje gjendje tragjike nga nje lenie krejtesisht ne “harrese” te ketij Qarku, me vlera te medha, por me probleme te akumuluara, tashti ekstreme.
Mjafton per kete te shikosh edhe fotot e sotme te Lagjes Gerhot, qe jane te njejta me ato te dhjetorit, pra pa asnje nderhyrje ne keta muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here