Reagon ish kryediplomati shqiptar, njerëzit të reagojnë për arritjen e suksesit final ashtu si në Hong Kong

0
80

Ish ministri i jashtem shqiptar dhe nje nder politikanet me aktive te opozites Prof.dr Tritan Shehu, jep shembullin e Hong Kongut ku forcat demokratike pas shume ditesh demonstratash te fuqishme, arriten ne realizimin e qellimeve te vendosura.

Zoti Shehu ka bere nje paralelizem me zhvillimet e ketushme te opozites ku padyshim sipas tij eshte populli ai qe duhet te cohet dhe te reagoje fuqishem ashtu si ne Hong Kong ndaj padrejtesive dhe mungeses se funksionimit te demokracise ne vend. Ish kreu i diplomacise shqiptare ka ndare me miqte e tij ne llogarine pesonale ne FCB, foto qe lidhen me suksesin e forcave demokratike ne Hong Kong.

Statusi i plote i Prof.dr Tritan Shehu ne FCB.

Disa foto qe lidhen me ate cfare coi ne suksesin e forcave demokratike ne Hong Kong, nje mesim per te gjithe ky!
Demokracia duhet fituar e mbrojtur me tej, gje per te cilen Asaj i duhet te kete “ne krah” njerrezit, njerezit, njerrezit…, qe te reagojne, shpesh me force kjo.
Ndryshe popujt rrezikojne te ngelin a te zhyten perseri ne autokraci e despotizem, vecanerisht ata te cilet kane nje te kaluar te gjate tragjike sic eshte edhe rasti i vendit tone, me nje histori qindra vjecare pushtimi Otoman e me tej Komunist.
Hong Kong-u reagoi dhe arriti nje fitore ne kushte tejet te veshtira.
Nje mesazh i qarte ky per te gjithe ata qe besojne e aspirojne vetem ne vlerat e nje Demokracie te vertete Perendimore, sic eshte dhe shumica dermuese e shqiptareve.

Shkruaj nje koment