Realiteti ndryshe i fjalëve të bukura për Gjirokastrën dhe “zhvillimi i saj ekonomik”

0
165

Shpesh herë nga ana e vetë kryeministrit Edi Rama flitet për një zhvillim ekonomik të qytetit të Gjirokastrës .Flet për ekonomi ndërsa qytetarët janë konshient për varfërinë që i ka mbuluar .Gjithandej në qytet ,në rrugë ,në koshat e mbeturinave shikon të rinj e të reja që lëvizin me karroca të tejmbushura me kanaçe.Zemra të copëtohet më shumë kur i shikon këta të fundit duke kontrolluar në koshat e mbeturinave nëse dikush që është në gjendje pak më të mirë ekonomike ka lënë ndonjë veshje apo në rastet e tjera edhe pak ushqim.Dhe nëse më parë kjo ndodhte vetëm nga disa individë të komunitetit romë që normalisht edhe ata njerëz janë dhe nuk duhet të diferencohen tani më edhe të ” bardhët ” i shikon me ” kokë” tek koshat. Një pjesë e mirë e njerëzve që jetojnë në Gjirokastër e quajnë luks të blerit në dyqane që operojnë në qytet .Pjesa më e madhe e tyre i drejtohen tregut të të përdorurave si një mundësi për të blerë diçka për veten dhe shtëpin e tyre. Ndërsa flitet për ” zhvillim ekonomik” realiteti flet vetë atë që ” pushteti” kërkon ta mbulojë me fjalë të bukura , epo nuk mbulohet dielli me shoshë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here