Reciprociteti me Serbinë/ Rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të bllokuara

0
150

Rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, vijojnë të jenë të bllokuara.

Gjithçka pasi barrikadat e serbëve të veriut vijojnë të jenë të pranishme, si kundërshti për vendosjen e reciprocitetit të letërnjoftimeve dhe targave nga Kosova.

Gjatë ditës së djeshme serbët e veriut të Kosovës, bllokuan rrugët me mjete të rënda, si kundërshtim për vendimin e Kosovës, lidhur me reciprocitetin e dokumenteve dhe targave serbe.

Pas tensionit të krijuar në veri të Kosovës, ku pati dhe të shtëna me armë, Kryeministri Albin Kurti, me vendim qeverie e shtyu hyrjen në fuqi të zbatimit të reciprocitetit në pikat doganore, për në 1 shtator.

Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi ashpër bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale.

Shkruaj nje koment