Reflektim për “njerëzoren” pas tragjedisë së ndodhur në Greqi në aksidentin hekurudhor/ Nga Nilda Baxha

0
339

Të martën e javës së kaluar, udhëtoja me linjën Selanik-Athinë. Në të njëjtën orë ashtu sikurse treni i aksidentuar gjatë natës së djeshme në Debi, vagoni 4. Pas meje ishte ulur një vajzë-studente e cila fliste gjatë gjithë kohës me të dashurin e saj, duke i thënë….”dashuria ime…sa koprac që je…”. Ndërsa, kur e mori e ëma “….ooooh moj mama, më lër rehat dhe ti”. Herë pas here kalonte pastruesja e trenit me një qese në dorë dhe na pyeste në se kemi letra apo plehra për ti dhënë. Ishte një grua rreth të 60-ave, me flokë të prera kare dhe të gjithëve pasi u hidhte një vështrim të ëmbël u thoshte “faleminderit”. Unë nuk e kuptova përse ishte ajo që na thoshte faleminderit dhe jo ne. Kaloi disa herë nëpër vagona dhe ajo kalonte me….falënderimet e saj. Klubi i trenit ndodhej midis vagonit të dytë dhe te tretë. Tre vagonat e parë janë djegur totalisht…mësova duke parë lajmet.Nuk mund ta di në se ajo zonjë ndodhej në trenin e aksidentuar mbrëmë në darkë. Lutem!!!Kur mbërrita në Athinë doja të shkruaj diçka rreth saj…dhe e lashë pas dore. Sot kuptoj se sa e shkurtër është distanca midis asaj që DUHET të bëjmë dhe asaj që NUK bëjmë.Sot kuptoj se sa e rëndësishme është dashuria, respekti që çdo ditë të jetës të tregojmë, pa rezerva, pa ngurruar, pa matur fjalët. Përqafoni të dashurit tuaj, tregoni mirësi, ashtu si ajo zonja që unë njoha në tren. Kopracia e të shprehurit është ajo që tregon shtrëngimin në zemrës tënde dhe jo kopracia e mallit.P.S. 36 persona humbën jetën në aksidentin e djeshëm në Greqi.

P.S. 36 persona humbën jetën në aksidentin e djeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here