Reforma zgjedhore, nuk ka konsensus pas 4 orë diskutimesh

0
168

Mbyllet takimi i sotëm i Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore. Pavarësisht 4 orëve diskutim palët kanë dalë jashtë pa arritur një konsensus.
Opozita nuk ka arritur të marrë “ok”-in e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke folur pas mbledhjes tha se kjo është vija e kuqe e opozitës që nuk do të lejojë të kalohet.
“Për çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe gjykimit nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë shpall rezultat. PS në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, vjedhjen dhe marrjen e votave në tavolinë. Kjo është një vizë e kuqe që opozita nuk do të lejojë të kalohet. Pa u arritur dakortësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar”, tha përfaqësuesi i PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here