‘Refuzoni bukën e prerë në dyqan! Shmangni kategorikisht prerjen!’ AKU urdhëron furrat

0
146

AKU ka urdhëruar dyqanet e shitjes së bukës që përveç higjenës, të shmangin kategorikisht prerjen e bukës!
Në njoftimin e AKU-t thuhet se, përveç kushteve higjenike si mbajtja e dorezave, maskave dhe respektimi i distancës ndërmjet klientëve si shtim i masave ndaj koronavirusit, kusht ka qenë edhe trajtimi dhe shërbimi i bukës.
Inspektorët e AKU-së kanë udhëzuar shitësit e bukës që të shmangin në mënyrë kategorike prerjen e bukës, pasi kjo gjë sjell intoksinimin e saj dhe cënon shëndetin e konsumatorëve.
Shtimi i masave higjenike dhe zbatimi me rigorozitet i udhëzimeve dhe këshillave të Inspektorëve të AKU-së do të shërbejnë për rritjen e sigurisë dhe shmangjen e përhapjes së Koronavirusit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton të gjithë konsumatorët që të refuzojnë bukën e prerë duke u bërë kështu bashkë në forcimin e mëtejshëm dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here