Regjistrimet në universitete/ Ulet numri i studentëve, nga 30 mijë maturantë, 1/3 janë larguar jashtë vendit

0
149

Raundi i parë i regjistrimeve në universitete ka përfunduar më 11 shtator, ku nga 19 612 aplikime, më shumë se 70% prej tyre e kanë bërë zgjedhjen për profesionin e së ardhmes.

Ndërsa një mundësi e dytë aplikimi do u jepet nga 15 shtatori deri në 17 shtator. Numri i saktë i studentëve për vitin e ri akademik që nis më 2 tetor do të mësohet në fund të mbylljes së regjistrimeve, por ka një sërë treguesish që tregojnë se trendi i rënies së numrit të të rinjve vazhdon.

Treguesi kryesor është se nga rreth 30 mijë maturantë, 1/3 e tyre kanë aplikuar për studimet e larta jashtë vendit, ose kanë zgjedhur të mos vazhdojnë universitetin.

Tkurrja e studentëve mbarë vendit reflektohet edhe te ulja e kuotave të lira në institucionet e arsimit të lartë. Teksa janë plotësuar vendet në mjekësinë e përgjithshme dhe arkitekturë, universitetet rajonale po vuajnë mungesën e të rinjve ku dhjetëra degë kanë zero studentë të regjistruar, sidomos ato programe studimi që të çojnë drejt mësuesisë, apo që lidhen me bujqësinë si dhe të rrezikuara janë shkencat sociale.

Shkruaj nje koment