Rënia e euros po amortizon kostot e borxhit të jashtëm, 6 mln euro kursim në 3-mujorin e parë

0
74

Rënia sistematike e vlerës së euros është duke i “dërrmuar” eksportet shqiptare, por qeveria shqiptare po rezulton përfituesja kryesore, pasi kostot e shërbimit të borxhit po lehtësohen dukshëm nga ky fakt.

Në tremujorin e parë 

të vitit 2023, shërbimi i borxhit të jashtëm i kushtoi qeverisë shqiptare rreth 91,5 milionë euro, nga të cilat 66.2 milionë euro ishin principal dhe 25.2 milionë euro ishin interesa.

Në tremujorin e parë nënçmimi vjetor i Euros ishte mbi 6%. Vetëm nga ky nënçmim qeveria shqiptare ka përfituar më shumë se 6 milionë euro për shërbimin e borxhit të jashtëm.

Në vitin 2022, shërbimi i borxhit të jashtëm ishte 419 milionë euro. Në këtë vit, euro u nënçmua ndaj lekut me rreth 4% duke amortizuar me rreth 16 milionë euro shërbimin e borxhit të jashtëm.

Analiza më të dejatuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e ekonomike e vendit dhe nënçmimi i euros ndaj lekut ishin faktorët kryesorë që ndikuan në uljen e kostove të borxhit të jashtëm gjatë dekadës së fundit.

Aktualisht fitimet që po vijnë nga kursi i këmbimit po amortizojnë normat e interesit të cilat vitin e fundit ju rikthyen rritjes si një masë për frenimin e inflacionit nga bankat qendrore në të gjithë botën.

Shqipëria ka një ekspozim të lartë tëborxhit të jashtëm në euro. Të dhënat e 3-mujorit të parë të këtij viti tregojnë se mbi 71% e detyrimeve të jashtme janë në euro, 13% në SDR (valuta e FMN), 10% në USD dhe pjesa e tjetër në valuta të tjera.

Shkruaj nje koment