Rënia ekonomike në Shqipëri ,shqetësohet Dhoma Italiane e Tregtisë

0
156

Dhoma e Tregtisë Italiane dhe Shoqata e Industrialistëve Italian në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin e tyre për ngadalësimin e ritmit të rritjes ekonomike për 6 muaj radhazi. Duke iu referuar shifrave të publikuara nga INSTAT ku ekonomia e vendit nga mbi 4% në vitin 2018 ka zbritur në rreth 2% këtë vit, ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë në përmirësimin e klimës së biznesit. Shifrat në fjalë varen nga një përkeqësim progresiv i klimës së biznesit që është rënduar edhe më shumë këtë vit. Shumica e bizneseve italiane dhe ato të huaja në përgjithësi, ashtu si dhe firmat shqiptare, japin sinjalin se shumë gjëra nuk po funksionojnë ashtu siç është premtuar. Biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here