Replika Tabaku-Ahmetaj në Kuvend: Unë fle e qetë, s’kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK

0
63

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku u përfshinë në replika gjatë seancës së sotme parlamentare. Kjo e fundit u shpreh se rritja e çmimeve është ndikuar edhe nga probleme të tregut të brendshëm shqiptar.

Ky pretendim nuk u pranua nga Ahmetaj, i cili e konsideroi deklaratë politike.

“Të thuash që çmimet janë rritur për arsye të tregut të brendshëm në mirëkuptim politik do e quaja të qëllimshme profesionalisht. Do e quaj s’dua ta përdor fjalën, do ishte e rëndë fjala, por po që quaj politikisht të qëllimshme”, tha Ahmetaj.

Ky i fundit më pas vazhdoi me sulmet ndaj Tabakut.

“Ta kam thënë se çfarë shkon rrotull vjen rrotull. Do t’i filloj gjërat unë që Gjenova e deri tek firmat. Të kam paralajmëruar. Dhe unë mbaj përgjegjësin vetë po unë inkuizitor pervert nuk jam bërë asnjëherë. Dëshirat e tua të errët i përfaqëson. Prit duro jeta është e gjatë”, tha Ahmetaj.

Tabaku reagoi në pergjigje të deklaratave të Ahmetaj, duke i cilësuar kërcënime. Ajo shtoi se “une fle e qetë e nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK”.

“Nuk është këtu zotëria që më kërcënoi por sa për dijeni unë jam Jorida Tabaku e kam për krenari që vij nga dy familje shumë të mëdha. Ka 9 vite që është në pushtet e ka qenë përballë meje me vite me radhë dhe në komision ekonomie e ne komisionin e inceneratorëve.

Unë fle e qetë gjumin nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK. Nëse do të hetojë të vazhdojë ka gjithë fuqinë e shtetit po mua nuk më intimidon as më kërcënon dot, ashtu si nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në komisionin e inceneratorëve”, tha Tabaku.

Shkruaj nje koment