Reportazh/ Kisha historike e Laboves se Kryqit, nje atraksion turistik

0
308

Rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës ndodhet fshati Labova e Kryqit aty ku natyra kultura dhe historia shkrihen në një . Rrëzë malit të Buretos, Labova e Kryqit është një truall me shumë histori, mite dhe legjenda. Të gjitha këto vendasit i lidhin me kishën simbol të këtij fshati e njohur si Kisha e Labovës së Kryqit . Prej këtej nis historia e këtij vendi të bukur e të begatë që duket se natyra e ka bekuar në çdo pjesë. Legjenda më e hershme që flitej dikur edhe sot është ajo që në këtë vend u fsheh dikur apostull Pali. Ndërsa kisha e ndërtuar shumë shekuj mëparë njihet për kryqin mistik .Kisha e Labovës së Kryqit është një nga monumentet më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Marisë.

Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit. Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme. Kisha, shkon thellë në kohën e Perandorit Justinian.
Kisha është e vendosur në qendër e funksionon si zemra e këtij fshati prej nga nis gjithçka.

Kryqi nga ka marr emrin kisha por edhe fshati u vodh rreth 80 vite më parë pa u gjendur kurrë kush qenë autorët që e grabitën prej aty. Vetë ‘Kisha e Labovës’ mbart vlera të shumta është një dëshmi e gjallë e historisë, kulturës ,fesë e trashëgimisë tonë që i mbijetoi kohës. Ndonëse iu vendos flaka ajo shpëtoi mrekullisht ndërsa sot qëndron ende në këmbë duke i sfiduar të gjithë . Kisha ka një arkitekturë të rrallë ndërsa për ndërtimin e saj ndonëse kanë kaluar shumë vite gjurmët tregojnë edhe kufirin se si një pjesë u ndërtua nga Justiniani dhe pjesa tjetër nga Ali Pashë Tepelena. Brenda saj ndodhen afreske e piktura murale që dëshmojnë ekzistencën e saj shekullore ndërsa të tjera priten të zbulohen. Kjo pasi dikur gjatë pushtimit turk , ata u përpoqën të çrrënjosnin kristjanizmin e bashkë me të çdo gjë që lidhej me këtë fe. Kisha ka tre hyrje . Por çfarë simbolizon numri 3 ? Numri tre shpesh herë njihet si numri i përsosmërisë.
Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë…” Koncepti i Trinisë ose natyra e 3-fishtë e hyjnores, ka qenë pjesë e psikikës tonë për mijëra vite, dhe është shfaqur në tregimet e krijimit, mitet, shkrimet fetare dhe tekstet e shenjta në të gjithë botën nga ku mendohet se vjen dhe kjo taktikë e përdorur tek kjo e fundit.
Nga ana tjetër vjedhja e kryqit të Labovës ka disa versione por asnjëherë e faktuar.
Ky kryq ka një rëndësi të veçantë pasi në zemrën e tij , ka qenë relik mbajtës , njësoj siç bëheshin kishat që ndërtoheshin mbi një ashkël dhe ky kryq ka patur një ashkël , 100 gram, nga druri i kryqit ku u kryqëzua vetë Krishti dhe ky është një fakt historik.
Rëndësia e këtij kryqi është se mbahej si kryq shërimtar , për sëmundje të pashërueshme nga labovitët, për më tepër ishte kryq shëtitës , në shumë vise për të realizuar qëllimin e tij , të shëruarit. Kjo sipas banorëve të zonës të cilat sot e tregojnë si legjend .
Labova është një vend i largët , i vogël por kjo nuk e pengoi ‘Justinianin e Parë’ të ndërtonte aty një kishë të jashtëzakonshme që ngjan me atë të ‘Shën Sofisë.’

Po si shërbente kryqi ? Kujt i interesoi vjedhja e tij ? Duke marrë parasysh luftën që sistemi i asaj kohe i kish shpallur fesë në ato vite.

Të moshuarit e fshatit të cilët arritën të jetonin atë periudhë thonë se ky kryq kishte veti të jashtëzakonshme që shkojnë përtej reales. Banorët besonin tek fuqia e tij. Kryqi vendosej në dhomën e të sëmurit të pashpresë, vendosej aty dhe nëse gjatë tre netëve kryqi kërciste 3 herë , atëherë i sëmuri do i shpëtonte vdekjes , në të kundërt do të vdiste. Ky kryq çohej me një shpurr djemsh kalorësish, së bashku me priftin e fshatit që bënte shërbesat, bashkë me më trimat e Shqipërisë. Ky kryq ka mbijetuar plot 1500 vjet . Ndonëse shumë kisha apo xhami u prishën, kisha e Labovës arriti të mbijetonte . Për shkak të vlerave kryqi ruhej nga një person i cili paguhej nga shteti , në një dhomë të veçantë të cilën as banorët e zonës nuk e dinin me saktësi se ku ishte. Zhdukja e tij nga Kisha ishte një trishtim për banorët që besonin jo vetëm në fe por edhe tek kryqi që me humbjen e tij duket se i humbi fshatit identitetin . Banorët e Labovës e denoncuan atëherë në degën e Gjirokastrës ku sipas banorëve të cilët e kishin gjithmonë me një hije dyshimi për shkak të regjimit komunist diçka tjetër fshihej por që edhe sot mbeti mister . Sipas tyre u sajua një histori vjedhjeje të kryqit nga disa djelmosha të Hormovës të cilët thuhet se e shitën kryqin tek një argjendar i huaj por kjo nuk u besua asnjëherë nga banorët . Që edhe sot pas shumë vitesh jashtë kamerave thonë se dikush e pësoi kot kurse fajtori i vërtetë nuk u zbulua kurrë ndërsa kryqi as sot nuk dihet se ku përfundoi.

Rëdësia e kryqit lidhet me mundësinë për të patur një jetë të dytë, e megjithatë pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar të vërtetën gjithcka mbetet enigmë se çfarë u bë me kryqin historik . Labovitët ende shpresojnë se ndoshta një ditë kryqi do të rikthehet në vendin e vetë për ti dhënë formë mozaikut .

Por për më tepër për të plotësuar emrin Labovës së Kryqit. E magjishme mistike dhe me heshtjen e lavdishme ajo ende pret kryqin per ti dhene formen qe i mungon mozaikut te Laboves Se kryqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here