Republika e Re po afrohet dhe Rama detyrimisht do largohet !

0
542

Në një panel të drejtuar nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, Nënkryetari i FRPDGJ, Z. Panajot Çakalli, i ndodhur në “Çadrën e Lirisë” sikundër dhe qindra të rinj e të reja të Gjirokastrës, shprehu me forcë mendimet e tij mbi situatën aktuale politike në vend. Si student, ai vuri theksin veçanërisht në dështimet e qeverisë Rama në fushën e arsimit të lartë, të kulturës dhe të shkencës, pa të cilat, sipas Z.Çakalli, nuk mund të ketë avancim në procesin e integrimit europian. Më poshtë teksti i plotë i bashkëbisedimit :

– Panajot, ti vjen nga Gjirokastra …

-Po, po.

-Dhe proteston nga larg, por vjen çdo ditë këtu nën çadrën e lirisë. Pse e bën gjithë këtë mund Panajot?

-Ina, duhet të kuptosh se çfarë pyete. Çfarë pyete? Pyete pse duhet të protestoj, cila është arsyeja.

Duke parë e duke dëgjuar, duke qenë dhe në këtë panel me ty, me këta zotërinj, me këta djem e vajza, me këta burra dhe gra, me këta qytetarë e qytetare, të cilët çdo ditë vuajnë dhe kanë gjithë këto halle, gjithë këto probleme, kanë një mllef të jashtëzakonshëm.

Ky mllef diku duhet të shprehet, në njëfarë mënyre duhet të shprehet.

Në njëfarë mënyre njerëzit duhet të pushojnë së qeni indiferentë, duhet të pushojnë së qeni jo-njerëz politik.

Politika është një detyrim qytetar.

Çfarë duhet të presim ne, të rrimë ? Ku të vemi, në kafene, të refuzojmë të diskutojmë për çështje politike?

Ka një sërë problemesh, probleme nga më të ndryshme, probleme lokale sikundër edhe kombëtare, probleme të cilat rrezikojnë plotësisht sistemin demokratik në Shqipëri.

Unë jam i mendimit Ina, që Shqipëria sot në vitin 2017 ka vetëm dy rrugë: ose do të shpëtojë rrugën e saj drejt demokratizimit dhe europizanizimit, ose do të katandiset dhe do të bjerrë pre e një diktature të ashpër për të cilën gjak dhe vetëm gjak, dhe shumë jashtë mase do të duhet të derdhet për ta shpëtuar atë. Pra ka vetëm dy rrugë.

Por unë them se kjo lëvizje, kjo Lëvizje Kombëtare Demokratike, këta qytetarë në këtë shesh nën udhëheqjen e Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike do të bëjnë ndryshimin e madh qytetar për Republikën e Re që po vjen!

Republika e Re po afrohet dhe Rama detyrimisht do largohet!

Nuk ka asnjë mundësi tjetër për europianizimin e Shqipërisë.

Për këtë kam një bindje absolute.

Kemi sot në Partinë Demokratike një lidership të ri, një kryetar me vizion europian, kemi bashkëpuntorët e tij të ngushtë, njerëz tepër të aftë, njerëz që jo s’kanë lidhje me krimin siç janë zuzarët që sot kanë uzurpuar pushtetin, jo injorantët të cilët sot kanë shtypur, shtypin dhe vazhdojnë dhe shtypin këtë vend, por sot Partia Demokratike me programin e saj kanë krijuar çdo kondicion për implementimin e tij me njerëzit e duhur.

Ka një plan konkret dhe të besueshëm që po ky vend mund të bëhet.

Çfarë ka ky vend që mund të mos bëhet ?!

A i ka të gjitha mundësitë, a i ka të gjitha pasuritë natyrore, a është i bekuar nga Zoti, por i mallkuar sepse kemi dhe vazhdojmë të kemi Edi Ramën ende kryeministër?

Ky njeri duhet detyrimisht të largohet se ka dështuar në të gjitha fushat.

Ka dështuar me arsimin . Miratoi një ligj të arsimit të lartë që sot ka rritur tarifat tarifat universitare, i cili favorizon universitetet private dhe shtyp universitetet publike duke rrezikuar mbylljen e tyre.

Po si mund të rrëzohen Institucionet e Arsimit të Lartë ? Ato janë themeli, themeli i kulturës.

Po si mund të bëhet europianizim pa universitet?

Si mund të ketë uesternizim pa kulturë, pa prodhuar shkencë, pa investuar në shkencë?

Këto janë ndoshta shqetësimet më të mëdha.

Unë jam dhe i fushës së historisë, jam në master shkencor histori. Jam ekselent e megjithatë, a kam unë shpresë Ina, sot kur të diplomohem, pavarësisht se mund t’i kem të gjitha dhjeta, do më venë këta në punë ?

Mundet?! Është komplet e pamundur.

Atëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Vetëm një është zgjidhja.

Kjo qeveri sot në rradhë të parë të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme përmes dorëheqjes së saj.

Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk mund të ketë demokraci, zhvillim, europianizim, reformë në drejtësi, apo integrim europian.

Vetëm një është shpresa dhe ky është Revolucioni Demokratik!

Ose do ta bëjmë sot , ose do t’i nënshtrohemi një diktature njëmijë herë më të rreptë, njëmijë herë më të ashpër dhe përherë edhe më kriminale.

Faleminderit !

-Pasioni i një djali të ri ekselent si ti na shërben të gjithëve për të na motivuar të qëndrojmë këtu deri në aritjen e fitores për ju, për brezin e ri , për prindërit tanë që kanë vuajtur gjithë kohës dhe që meritojnë të shikojnë një të ardhme më të mirë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here