Reshje bore dhe rrëshqitje dherash në Veri, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes

0
122

Reshjet e shiut kanë vijuar edhe gjatë natës së kaluar duke shkaktuar rrëshqitje dherash në zonat veriore.

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12.

Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje shoferë që të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here