Reshje dëbore në Qafën e Llogorasë, bllokohen dhjetëra makina pa zinxhira

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e borës që kanë rënë ditën e sotme në Qafën e Llogorasë i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor.

Sipas raportimeve, me dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara për disa orë ditën e hënë në Llogora pasi qarkullonin pa zinxhirë në një kohë kur reshjet e borës kishin përfshirë zonën.

Dalja e disa mjeteve nga rruga për shkak të borës në këtë aks në jug të vendit shkaktoi problematika të theksuara duke qenë se dhe ndërhyrja e borëpastruesve ishte e pamundur.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment