Reshje shiu dhe vranësira ,ja si parashikohet moti sot

0
49

Vranësirat dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe sot por vetëm në zona të caktuara.

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta por pasditja do të ketë reshje shiu, kryesisht në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera, do të ketë vetëm vranësirë por do të mungojë shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2°C në orët e para të mëngjesit deri në 19°C në darkë.

Ndërsa era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Shkruaj nje koment