Reshje shiu dhe vranësira në fundjavë

0
337

Fundjava në Gjirokastër do të jetë e karakterizuar nga shira dhe kohë e keqe. Vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent edhe gjatë ditës së sotme,ku herë pas here do të jenë intensive. Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. E njëjta situatë meteorologjike parashikohet edhe gjatë orëve të natës. Temperaturat e ajrit do të mbetën konstante në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Koha pritet të qëndrojë me vranësira dhe reshje lokale gjatë ditëve të fundjavës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here