Reshjet e dendura të shiut, lumi Ishëm del nga shtrati

0
36

Reshjet intensive kanë shkaktuar fryrje të lumit Ishëm duke bërë që të dalë nga shtrati. Në fshatin Murqinë të Krujës ka përmbytur dhjetëra hektarë tokë.

Reshjet vijojnë prej orësh dhe kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet ndjeshëm e për pasojë të dalë nga shtrati në disa zona.

Më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta.

Gjithashtu, prezencë uji ka edhe nëpër ara në Bilaj, Derven, Mallkuc etj.