Reshjet e shiut, banorët e Kurveleshit pa energji

0
123

Shirat e dendur të 24 orëve të fundit kanë lënë sërish pa energji banorët e Njësisë Administrative Kurvelesh.

Moti i keq I ditëve të fundit ka shkaktuar avari në rrejtin elektrik të kësaj zone, duke lënë sërish në errësirë fshatrat e kësaj njësie administrative.

Mungesa e energjisë elektrike është një problematikë e përhershme për banorët e kësaj zone malore që duhet të vuajnë izolimin e herëpashershëm.

Burimet zyrtare raportojnë  se reshjet e dendura të shiut nuk  janë shoqëruar me problematika të ndjeshme në Qarkun e Gjirokastrës.

Të gjitha akset janë të kalueshme, ndërsa ka një rritje të nivelit të lumit Vjosa në 2.3 m.

Shkruaj nje koment