Reshjet e shiut, Viroi del nga shtrati

0
203

Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë sjellë daljen nga shtrati të liqenit të Viroit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve përgajtë aksit Gjirokastër – Tepelenë.

Situata bëhet më e vështirë në rast se reshjet do të rinisin me të njëjtin intensitet si gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Dalja e Viroit nga shtrati është kthyer në një situatë të zakonshme sa herë kë reshje të dendura shiu.

Dëmtimi i murit mbajtës në një gjatësi të konsiderueshme të urës sjell si pasojë zbarkimin e ujit në rrugë në pjesën më të madhe të gjatësisë së kësaj ure.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here