Retë e zeza mbi kokë të Luftëtarit, humbet 0 me 1 me Skënderbeun

0
179

Luftëtari ka humbur sërish në shtëpi me Skënderbeun ku korçarët arritën të siguronin fitoren në  minutën e 77-të, falë golit të sulmuesit të saj kryesor Krasniqi. Një fitore që mban në garë skuadrën e trajnerit Ilir Daja për një vend në Kupat e Europës.Të shumta kanë qenë shanset për futbollistët e Skënderbeut për të vendosur një rezultat më të thellë.Mensah, Bregu dhe Krasniqi patën disa shanse të kryesonin ndeshjen, por goli nuk erdhi për ta. Krasniqi tundi rrjetën në minutën e 23-ë, por gjyqtari e anuloi pasi sulmuesi shkaktoi faull para se të godiste topin duke shtyrë kundërshtarin me duar.Nga ana tjetër edhe bluzinjtë ditën të frenojnë kundërshtarin pavarësisht rezultatit , ata bënë një lojë të bukur. Për të dy trajnerët e ekipeve rezultati i ndeshjes ishte zhgënjyes por për korçarët ëndrra vazhdon e ndërsa për Luftëtarin retë e zeza po i vërtiten në kokë pa mundur të arrij të shikojë qiellin e kaltër. Në fjalën e tij trajneri Neritan Novi është shprehur i dorëzuar para skuadrës ku sipas tij nuk ka çfarë pret më. Mëposhtë ndiqni prononcimin për mediat të dy trajnerëve.

Luftëtari-Skënderbeu 0-1

Golat: /Krasniqi 77′

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi (F.Lala 43′) , Malaj, Hyseni, Puci, Alinani, Lika, Mehmetllari, Çelaj. Trajner: Neritan Novi.

SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Gripshi, Taipi, Mara, Bregu, Krasniqi, Mensah. Trajner: Ilir Daja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here