Reuters “shuplakë” qeverisë/Shqipëria shteti më i korruptuar i Evropës, negociatat në shtator vetëm për Maqedoninë

0
175

Vetëm tre ditë na ndajnë nga dhënia e vendimit final të KE për negociatat me Shqipërinë, por tashmë duket hapur që shanset për një përgjigje pozitive janë zero.
Sipas prestigjiozes britanike Reuters, Shqipëria nuk ka shanse as në muajin shtator. Kjo, nisur nga nisma që
shumë vende kanë ndërmarrë për t’i thënë jo Shqipërisë, duke e shkëputur kështu vendin tonë nga Maqedonia në procesin integrues.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do t’i jepnin përparim bisedimeve në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg.
Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e BE në një samit në Bruksel më 20-21
qershor.
Por asnjërit prej vendeve nuk do t’i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare-shkruan Reuters. Por skenari për Shqipërinë vjen duke u përkeqësuar kur thuhet se ajo veçohet nga Maqedonia në rugën e saj.
Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj-tha një zyrtar i lartë i BE. Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese situata-tha zyrtari.
Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International,
Shqipëria-e cila tashmë është anëtare e NATO-s-ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kunder pastrimit te parave thone zyrtaret e BE. Sipas Reuters, Shqiperia nuk i ka gjerat ne vije edhe nese do te jepej drita jeshile per negociatat, bisedimet zgjasin nje dekade.

Një tjetër problem është edhe fakti se shumë shtete kanë kërkuar kthimin e regjimit të vizave me vendin tonë.
Bisedimet e anëtarësimit në BE, të cilat zakonisht zgjasin deri në një dekadë, janë një proces de fakto reformash për t’i sjellë kombet deri në nivelet e BE. Megjithatë, më 11 qershor, parlamenti holandez miratoi një mocion kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse një lëvizje e ngjashme për Maqedoninë e Veriut nuk u kërkua. Qeveria gjermane kërkon një dritë jeshile për Maqedoninë, por nuk ka asnjë marrëveshje për Shqipërinë, të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik.

Shtëpia e ulët e Bundestagut ka rënë dakord të shtyjë çdo vendim deri në shtator-shkruan Reuters.

Burimi: Politiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here